Home Bota
Qeveria italiane nxjerr "pa punë" 345 ligjvënës, shuma maramendëse që do të kursejë çdo ditë
I është dhënë drita jeshile edhe në Parlament propozimit të bërë nga Lëvizja 5 Yjet, partia më e madhe në Itali, për zvogëlimin e numrit të ligjvënësve nga 945 në 600.

“Ansa” shkruan sot, se lëvizja e cila synon të ulë shpenzimet shtetërore dhe qeveritare për të ndihmuar ekonominë italiane, ishte një projektligj i cili u miratua përfundimisht me 553 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime.

Duke qenë një projektligj kushtetues, kërkohej një shumicë absolute e anëtarëve të Kuvendit, e barabartë me 316 vota, raportojnë mediat italiane.

Tashmë, numri i deputetëve ka shkuar në 400 nga 630 dhe senatorët në 200 nga 315.

Me duartrokitje është pritur miratimi i këtij projektligji qe eshte quajtur reformë për shkurtimin e shpenzimeve parlamentare, veçanërisht nga tavolinat e Levizjes 5 Yjet.

“Projekt-ligji kushtetues që zvogëlom numrin e parlamentarëve është miratuar nga parlamenti” – shkroi Kryeministri Giuseppe Conte në Tëitter – një reformë që prek kostot e politikës dhe e bën funksionimin e Parlamentit më të efektshëm. Një hap konkret për të reformuar Institucionet tona, për Italinë është një ditë historike”.

“Një reformë historike, një fitore e madhe për qytetarët italianë”, tha Luigi Di Maio para Parlamentit.

Me kete levizje, qeveria e Italise synon të kursejë 300 mijë euro në ditë.



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Intriga ndaj Mbretëreshës, Mbreti pushon nga puna më të mirën e haremit (FOTO LAJM)
foto ilustruese
Dëmton edhe dëgjimin e njeriut, thirrja e këtij zogu është më e larta në botë (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Panik në avion, pasagjeri i dehur tenton të hapë derën në ajër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media