Home Bota
Dalin pamjet e sulmit me armë në Gjermani (VIDEO)
Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona, ka thënë policia.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.

E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Policia ka rrethuar zonën Paulus.

Në disa raportime është thënë se pasi sulmuesi apo sulmuesit kanë ikur nga skena e sulmit, janë dëgjuar të shtëna në një zonë të afërt.

Akti ndodhi në festën e Yom Kippur (gjermanisht: dita e pajtimit ose festa e pajtimit), festa më e lartë hebraike, e cila kryhet si një ditë pushimi dhe agjërimi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Takohen Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, çfarë u diskutua
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media