Home Bota
Banorët të pakënaqur nga kryetari, e lidhin pas makinës dhe e tërheqin zvarrë
Në Meksikë, pakënaqësia ndaj kryetarit të fshatit ka arritur kulmin sa banorët e kanë marrë duke e tërhequr zbvarrë pas një veture pasi e nxorën nga zyra e tij.

Policia ndërhyri për ta liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.

Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët që po kërkojnë nga ai përmbushjen e premtimit për riparimin e një rruge lokale. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.

Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë janë shpesh pre e sulmeve nga bandat e drogës, sidomos kur refuzojnë të bëhen pjesë e skemave kriminale të tyre, por ndodh më rrallë që zyrtarët të sulmohen për shkak të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

Escandon tha se do t’i padisë personat e dyshuar për rrëmbim dhe vrasje në tentativë.

Disa persona u lënduan në përleshjen mes forcave policore dhe personave që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e kryetarit. Në pamjet e siguruara nga kamerat shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga një veturë e madhe, shkruan “BBC”.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Panik në avion, pasagjeri i dehur tenton të hapë derën në ajër
Nuk ishte dëgjuar, politikania punëson 8 gra që i ngjanin të bëjnë provimet në vend të saj
Zbulohet planeti i ngjashëm me tokën, i cili ka ujë dhe temperatura të njëjta

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media