Home Bota
Me armë gjahu dhe mes malit, si e festoi Putin ditëlindjen e 67
Me rastin e ditëlindjes së tij të 67, presidenti rus, Vladimir Putin ka publikuar imazhe të tij në Siberi ndërsa i lejon vetes një pushim, në relaks të plotë, në kërkim të kërpudhave.

Pasurohet kështu seria e imazheve që e vendosin liderin rus në situata prej të forti. Në të shkuarën, ai ishte fiksuar në ring, me kostum xhudoje, mbi akull me në dorë një shkop hokej apo në poligon, duke bërë qitje me një armë snajper.

E të gjitha këtyre i shtohen edhe imazhet më të pëlqyera të Putinit, si ajo e presidentit arkeolog, e presidentit mbi kalë, e presidentit që përkëdhel një këlysh tigri apo fotografia e famshme që ka qarkulluar jo pak në rrjet dhe që e tregon atë gjysmë të zhveshur ndërsa bën peshkim. Në videon e publikuar së fundmi nga Kremlini, Putin, dhe ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu, shihen të mbledhin kërpudha në një zonë të mrekullueshme në Siberinë jugore.

Jemi ngjitur mbi re – dëgjohet të thotë ai ndërsa ndodhet në një lartësi prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit. Putin më pas është vënë pas timonit, në një mjet katër herë katër e po ashtu ka bërë edhe një shëtitje me helikopter.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Intriga ndaj Mbretëreshës, Mbreti pushon nga puna më të mirën e haremit (FOTO LAJM)
foto ilustruese
Dëmton edhe dëgjimin e njeriut, thirrja e këtij zogu është më e larta në botë (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Videoja e frikshme bëhet virale, kukulla e pushtuar lëviz sytë dhe buzën (VIDEO)
Panik në avion, pasagjeri i dehur tenton të hapë derën në ajër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media