Home Bota
BE shpërdoroi më shumë se tre miliardë euro në vitin 2018
Bashkimi Evropian shpërdoroi më shumë se 3 miliardë euro në vitin 2018, sipas një vlerësimi të botuar nga Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA).

ECA kontrollon nëse buxheti i BE-së është shpenzuar në përputhje me rregullat e bllokut. Shpërdorimi mund të ndodhë si rezultat i gabimeve financiare ose kur fondet përdoren për qëllime të tjera. Në raste të rralla, për shkak të mashtrimeve.

Auditorët theksuan se përqindja e shpërdorimit të fondeve ishte 2,6% e totalit të shpenzimeve.

Gabimet u gjetën kryesisht në zonat me rrezik të lartë, si në zhvillim rural dhe shpenzime për vendet anëtare më të varfra.

Shpenzimet e BE-së arritën në shiftën 156,7 miliardë euro në vitin 2018, duke përfaqësuar rreth 1% të të ardhurave bruto kombëtare. Pjesë e vogël kjo, e shpenzimeve të përgjithshme publike të 28 vendeve anëtare.

Shefi i ECA-së, Klaus-Heiner Lehne, i bëri thirrje, presidentes të zgjedhur, Ursula von der Leyen, të përmirësojë standardet financiare dhe të transparencës.

“Fillimi i një periudhe të re legjislative dhe programi financiar krijojnë mundësi të reja. Hartuesit e politikave duhet t’i përdorin këto për të përqendruar politikat dhe shpenzimet e BE-së në dhënien e rezultateve dhe në vlerë të shtuar”, deklaroi Lehne
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme
E ëma harroi t'a puthte, reagimi qesharak i dyvjeçarit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media