Home Bota
Nuk ishte dëgjuar, politikania punëson 8 gra që i ngjanin të bëjnë provimet në vend të saj
Një politikane nga Bangladeshi u përjashtua nga universiteti pasi punësoi të paktën tetë gra që i ngjanin që të jepnin provimet në vend të saj.

Tamanna Nusrat, nga partia në pushtet Awami League, akuzohet se i pagoi gratë për të dhënë të paktën 13 nga provimet e saj. Skandali u bë publik kur televizioni privat Nagorik TV hyri brenda një salle provimi dhe konfrontoi një nga gratë që po shtirej si Nusrat. Videoja u bë virale.

Nusrat, e cila e fitoi mandatin vjet, studionte në nivelin Bachelor në Bangladesh Open University (BOU) sipas the guardian.

“E përjashtuam sepse kreu një krim. Krimi është krim,” tha kreu i BOU, MA Mannan. “Kemi anulluar regjistrimin e saj. S’do të pranohet më kurrë në këtë universitet.”

Një zyrtar i univresitetit tha: “Studentët që shtireshin si ajo mbroheshin nga truprojat e politikanes kur jepnin provimet. Të gjithë e dinin çfarë po ndodhte, por askush s’fliste sepse Nusret vjen nga një familje me influencë.”

Nusret nuk ka reaguar ndaj lajmeve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Afrikani zhvarros prindërit për një motoçikletë
Shembet kupola e xhamisë në Turqi, një inxhinier mbetet brenda rrënojave
Britani, nëna 44-vjeçare në pritje të fëmijës së 22-të
10 lagjet më “cool” të botës, pamjet do t`ju surprizojnë (FOTO LAJM)
Mbyti të dashurën me rrip pantallonash, VIP-at shpëtojnë të riun nga ekzekutimi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media