Home Bota
Ka një sëmundje të rrallë, prindërit braktisin në spital foshnjën e porsalindur
Sipas mediave italiane, një foshnje e porsalindur është braktisur në një spital në Torino. Foshnja e lindur kërkon një përkujdesje të veçantë pasi duhet të jetë në kontakt me rrezet e diellit.

Foshnja 4-muajshe e quajtur Giovannino ka një sëmundje të rrallë të quajtur "Harlequin ichthyosis", një gjendje gjenetike, e cila shkakton një lëkurë të trashë dhe të hollë. Infermierët janë kujdesur për të, që nga ardhja në jetë në muajin Gusht.

Gjendja e tij prek një në një milion dhe shkaktohet si rezultat i një geni të dëmtuar.

Prindërit e vogëlushit nuk u kthyen më për ta kërkuar apo për ta marrë, madje spitali nuk ka mundur të kontaktojë me ta as përmes telefonit.

Vogëlushit i kushtohet një kujdes i veçantë në spital dhe për të ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe plasaritjes së lëkurës së tij, ai trajtohet me hidratues disa herë në ditë.

"Ai është një fëmijë i buzëqeshur dhe lumturohet së tepërmi kur dëgjon muzikë", shprehet drejtori i spitalit.

Pas publikimit të këtij rasti në media ka qenë shumë i madh interesimi i personave që kanë kontaktuar spitalin dhe kanë kërkuar ta birësojnë.

Autoritetet në qytetin verior italian të Torinos thanë se po vlerësohen të gjitha kërkesat
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pacienti e sulmoi seksualisht në ambulancë, infermierja: Kapi të pasmet e mia (FOTO LAJM)
Gruaja çon telefonin për ta rregulluar, punonjësi ia merr fotot intime (FOTO LAJM)
Bëri 3.5 vite burg, gazetari turk arrestohet tre ditë pas lirimit sepse shkruajti këtë shkrim
Donald Trump "fëlliqet" në aeroport, incidenti që i ndodhi për të dytën herë (FOTO LAJM)
Venecia nën ujë, dalin fotot me pamjet katastrofike (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media