Home Bota
I qëllon vetes dhe të dashurës për t'i shpëtuar policisë, 39 vjeçari bie në koma (VIDEO)
Një amerikan i arratisur nga burgu është në koma pasi qëlloi veten dhe të dashurën e tij në kokë pasi u rrethua nga policia në Tajlandë.

Bart Allen Helmus ishte së bashku me të dashurën Sirinapha Wisetrit kur policia ju afrua pranë kufirit të Kamboxhias.

Për të mos u kapur, 39-vjeçari qëlloi veten dhe Wisetrit në kokë. Helmus, një tregtar i dyshuar droge u dërgua në spital. Atij ju ndal zemra por u rikthye në jetë nga mjekët. Ndërsa 31-vjeçarja i mbijetoi plagëve dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Çifti, që përballej me dënim me vdekje për trafik droge, organizuan një arratisje të dhunshme nga një gjykatë në Tajlandë gjatë një përleshje me armë të hënën.

Sipas mediave, një 20-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi çiftin të arratisej duke i furnizuar me armë dhe thikë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ministri serb i Shëndetësisë flet për Vuçiç: Ishte në rrezik për jetën
Dy avionë pasagjerësh përplasen në Aeroportin e Frankfurtit
7 viktima dhe 25 të plagosur, e diel e zezë në Bangladesh
Çdo gjë nën ujë, Venecia pritet të goditet nga stuhitë
Fituesi i lotarisë është më i lumtur tani që shkarkon qymyr e s’ka para (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media