Home Bota
Merkel e zemëruar me Macron: Nuk duhet të fliste ashtu për NATO-n
Angela Merkel ka deklaruar se nuk pajtohet aspak me fjalët e thëna një ditë më parë nga Macron përsa i përket NATO-s.

“Ky nuk është aspak këndvështrimi im përsa i takon bashkëpunimit brenda NATO-s…edhe nëse kemi vërtet probleme dhe nëse na duhet realisht që ta galvanizojmë në mënyrë efikase këtë organizatë”, tha shefja e ekzekutivit gjerman.

“Nga perspektiva gjermane, NATO është në interesin tonë. Është aleanca jonë ë sigurisë”, ka shtuar ajo. Ndërkohë Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”.

Kujtoi se Emmanuel Macron deklaroi një ditë më parë në një intervistë dhënë prestigjozes “The Economist” se NATO-s po i “vdes truri”, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kthejnë shpinën aleatëve të tyre europiane.

Shefi i Elizesë u shpreh se SHBA-ja dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj ndaj Aleancës Veri-Atlantike, çka u pa sipas tij edhe tek vendimi i saj për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, pa u konsultuar më parë me aleatët.

E Ndërsa NATO feston 70 vjetorin e themelimit, zyrtarë të lartë brenda saj janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pacienti e sulmoi seksualisht në ambulancë, infermierja: Kapi të pasmet e mia (FOTO LAJM)
Gruaja çon telefonin për ta rregulluar, punonjësi ia merr fotot intime (FOTO LAJM)
Bëri 3.5 vite burg, gazetari turk arrestohet tre ditë pas lirimit sepse shkruajti këtë shkrim
Donald Trump "fëlliqet" në aeroport, incidenti që i ndodhi për të dytën herë (FOTO LAJM)
Venecia nën ujë, dalin fotot me pamjet katastrofike (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media