Home Bota
Gratë japoneze në protestë, kërkojnë t’u lejohet përdorimi i syzeve në punë
Gratë japoneze e kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të kërkuar lejimin e të drejtës për të bartur syze në vendin e punës pas raportimeve se punëdhënësit ua kanë ndaluar një gjë të tillë.

Në protestën më të re kundër rregullave të ashpra për dukjen e grave, fjalët “ndalohen syzet” ishin shumë të përdorura në Twitter si reagim ndaj raportimit të një televizioni japonez, ku bizneset ua ndalonin grave bartjen e syzeve gjatë orarit të punës.

“Këto rregulla janë jashtë mode”, shkroi një përdoruese e rrjetit Twitter, ndërsa një tjetër tha se arsyen pse ndalohen syzet për gratë janë idiotësi.

Një grua që punon në një restorant tregoi se i është kërkuar disa here që të mos përdor syze, sepse duket e pasjellshme dhe se ato nuk i shkojnë me veshjen tradicionale.

“Nëse rregullat ua ndalojnë vetëm grave që të mos përdorin syze, ky është diskriminim kundër grave”, tha Kanae Doi, drejtoreshë e organizatës “Human Rights Watch” për Japoni.

Më herët gjatë këtij viti, japonezët bënë thirrje kundër ndalimit të takave të larta. Më shumë se 21 mijë njerëz e kishin nënshkruar një peticion për këtë çështje.

Ndryshe, Japonia renditet në vendin e 110 nga 149 shtete për barazi gjinore në vendin e punës, shumë më poshtë se vendet tjera të zhvilluara, shkruan “”The Guardian”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E lëpiu qeni, 63-vjeçari vdes nga infeksioni i rrallë në spital
Panik në ajër, merr flakë avioni me 347 pasagjerë (VIDEO)
Gropa në asfalt "gëlltit" makinën ku udhëtonte një 12-vjeçare (VIDEO)
Paralajmërimi: Fshini WhatsApp nëse doni të ruani veten
Diktatori i fundit në Europë bën të dashurën 22 vjeçare deputete(FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media