Home Bota
Sfida qesharake e fshesësh "çmendi" rrjetin, zbuloni si qëndron gjithë e vërteta (FOTO LAJM)
Në sfidën e fundit virale, e cila filloi në Tëitter dhe më pas u përhap në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit vendosin fshesat drejt, një mënyrë kjo për të demostruar një tërheqje të supozuar të forcës së gravitetit.

Trendi u bë viral më 10 shkurt, kur një përdorues në Tëitter shkroi: “Kështu pra, sot (10 shkurt) është dita e vetme kur një fshesë mund të qëndrojë në këmbë vetë për shkak të tërheqjes së forcës së gravitetit.” Postimi frymëzoi me mijëra njerëz që të ngarkonin videot e tyre online.

Tërheqja e pazakontë gravitacionale më 10 shkurt është – sigurisht – e pavërtetë.

“Kemi të bëjmë me një mashtrim të rrjeteve sociale që ilustron sa shpejt pseudoshkenca dhe prentendimet e rreme mund të bëhen virale,” u shpreh NASA në një deklaratë për Insider. “Kjo shaka e padëmshme tregon se pse është e rëndësishme që të bëjmë kontrolle dhe hulumtime për faktet.”

NASA shfrytëzoi rastin për të edukuar paksa njerëzit. Në llogarinë në Tëitter, NASA postoi një video të astronautit Dreë Alvin dhe shkencëtares Sarah Noble që bënin sfidën. Edhe pse 11 shkurt, fshesa sërish qëndroi drejt. Pra, s'ka lidhje data 10 shkurt. Nëse fshesat kanë shumë fije dhe gjendet balanca e duhur, qëndron drejt.

"Fizika funksionon çdo ditë të vitit – jo vetëm në 10 shkurt", shkroi NASA.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I mituri ruan trupin e pajetë: Gjyshi më tha të mos dal jashtë se ka virus
Ndryshe nga të gjithë VIP-at, Kate Middleton shkëlqeu me atletet 38 dollarshe (FOTO LAJM)
Frika nga koronavirusi, zbrazen supermarketet në Greqi
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Bëhet viral në rrjet, gazetari raporton live aksidenatlisht me filtra (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media