Home Bota
Fotografia e dy minjve që zihen me njëri-tjetrin fiton çmim prestigjioz (FOTO LAJM)
Dy minj që janë fotografuar gjatë orëve të mbrëmjes duke u zënë me njëri-tjetrin për thërrime në nëntokën e Londrës kanë marrë vëmendje në të gjithë botën.

Fotografia u realizua nga Sam Rowley dhe u titullua "Station Squabble". Në 48 mijë fotografi që tregon jetën e kafshëve të vjetra, është përzgjedhur si më e mira nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

“Të gjithë e dinë që ka minj nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ata në këtë mënyrë më parë”, tha fotografi, një studiues 25-vjeçar për CNN.

Sam tregoi se fotografinë e realizoi teksa po qëndronte në dyshemenë e stacionit dhe sytë e të gjithë kalimtarëve e shihnin me kuriozitet.

Ndërkohë, fotografitë e tjera që u vlerësuan shumë ishte një orangutang i detyruar për të marrë pjesë në një shfaqje në Bangkok dhe dy jaguarë që ushqeheshin me një anakonda në Brazil.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I mituri ruan trupin e pajetë: Gjyshi më tha të mos dal jashtë se ka virus
Ndryshe nga të gjithë VIP-at, Kate Middleton shkëlqeu me atletet 38 dollarshe (FOTO LAJM)
Frika nga koronavirusi, zbrazen supermarketet në Greqi
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Bëhet viral në rrjet, gazetari raporton live aksidenatlisht me filtra (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media