Home Bota
Njeriu më i moshuar në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë
Grinning Chitetsu Watanabe nga Japonia është njeriu më i vjetër në botë. Ai është plot 112 vjeç. Me profesion ish-fermer, Grinning ka treguar sekretin e tij të jetëgjatësisë.

“Mos u zemëroni dhe buzëqeshni gjithmonë”, është formula e tij e jetëgjatësisë. 112-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe dje i’u dha certifikata nga kjo agjenci.

Grinning Chitetsu Watanabe është babai i 5 fëmijëve. Bashkëshortja e djalit të tij të madh ka thënë se “nuk e ka parrë kurrë vjehrrin e saj që të bërtasë”.

112-vjeçari ka punuar në një plantacion për 18 vite rresht. Më herët, ai kishte shërbyer edhe në ushtri gjatë Luftës së II Botërore.

Në vitin 1974, ai dhe djali i tij ndërtuan një shtëpi në një tokë bujqësore, ku kultivuan fruta dhe perime të ndryshme. Deri në moshën 104-vjeçare, Grinning kujdesej personalisht për të mbjellat.

Para tij, njeriu më i vjetër në botë ka qenë Masazo Nonaka, gjithashtu japonez, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 113-vjeçare. Rekordin e njeriut më jetëgjatë në botë e ka mbajtur Jiroemon Kimura, edhe ky nga Japonia, i cili lindi në Prill 1897 dhe vdiq kur ishte 116 vjeç, në vitin 2013.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I mituri ruan trupin e pajetë: Gjyshi më tha të mos dal jashtë se ka virus
Ndryshe nga të gjithë VIP-at, Kate Middleton shkëlqeu me atletet 38 dollarshe (FOTO LAJM)
Frika nga koronavirusi, zbrazen supermarketet në Greqi
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Bëhet viral në rrjet, gazetari raporton live aksidenatlisht me filtra (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media