Home Bota
Mjerimi në kampet siriane, si vuajnë fëmijët mes të ftohtit dhe acarit (FOTO LAJM)
Fëmijët sirianë dhe familjet e tyre që janë larguar nga vendlindja për shkak të bombardimeve dhe përparimit të trupave siriane të mbështetura nga Rusia në provincën Idlib, janë fotografuar në kushte të mjerueshme të enjten, teksa i duhet të përballojnë borën dhe dimrin e ftohtë.

Ata janë spostuar momentalisht në veri të provincës me çadra të sajuara. Sipas “Save the Children”, të paktën 290 000 fëmijë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe kampet në Idlib nuk kanë qenë në gjendje t’i mirëpresin. Punëtorë të grupeve humanitare thanë se vetëm javën e kaluar 10 fëmijë kanë humbur jetën në kampet që janë ngritur në kufi me Turqinë. Era e ftohtë dhe bora e dendur ka përkeqësuar gjendjen e tyre.

Forcat qeveritare siriane po përparojnë përmes bombardimeve dhe me mbështetjen e sulmeve ajrore ruse drejt qyteteve të mbajtura nga rebelët pranë Idlibit dhe Alepos. Kjo ka bërë që mijëra civilë të spostohen drejt kufirit turk, shkruan a2cnn.

Nga 17 milionë banorë që mendohet se ka Siria, 5,5 jetojnë momentalisht si refugjatë, pjesa më e madhe në Turqinë fqinje, ndërsa 6 milionë të tjerë janë spostuar nga vendbanimet e tyre, por qëndrojnë ende brenda shtetit.



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dikur Hollywoodi çmendej pas saj, si është "shndërruar" pas 17 vitesh aktorja (FOTO LAJM)
Flet mafiozi, si e drejtoja nga Anglia perandorinë e krimit nga një parking
19 vjeçari p*rdhunon dhe masakron me thikë mësuesen më Britani (FOTO LAJM)
Shkon në 1868 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës
Koronavirusi, letra higjenike vlen sa ari

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media