Home Bota
Mbytën dhe zhdukën trupin e vajzës së tyre për çështje nderi, 29 vjeçarja fut prindërit në burg (FOTO LAJM)
Shahin Munir kishte katër vjet që e dinte dhe e mbante përbrenda sekretin e vrasjes në vitin 2003 të 16 vjeçares, Shafilea Ahmed, motra e shoqes së saj të ngushtë, Mevish. Por 29 vjecarja në fund, iu dorëzua zërit të ndërgjegjes. Shahin vendosi të shkonte në polici, edhe pse e dinte se kështu do ta humbiste një herë e përgjithmonë miqësinë e Mevish”.

Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë, por edhe më e drejta”, u shpreh ajo, duke shtuar se kësisoj, ndihmoi të vihej në vend drejtësia për Shafilean. Mevish i kishte treguar përmes disa letrave se motrën e saj të madhe e kishin vrarë prindërit për cështje nderi.

Trupin e kishin hedhur trupin pranë një lumi dhe kishin gënjyer efektivët. Mevish ishte dhe vetë e tmerruar nga nëna dhe babai i saj, por nuk mund t’i “tradhëtonte”. “Jetonte me frikën se një ditë do t’i vinte radha dhe asaj”, thotë Shahin. Mev i kishte rrëfyer se motrën e kishin mbytur me qese plastmasi dhe nëna ditën tjetër ishte hequr sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ajo e kishte quajtur Shafilean “ prostitutë”, për shkak të mënyrës së veshjes, ndërsa mësohet se vajza kishte refuzuar martesën që familja e saj, e cila jeton në Angli, i kishte rregulluar në Pakistan. Motra tjetër, Alesha dëshmoi dhe ajo para prokurorëve. Vendimtare në gjyq megjithatë ishte dëshmia e Shahin dhe letrat që ajo tregoi. Çifti vrasës u dënua me 25 vjet burg.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Modelja tatuazhon brendinë e syve, rrezikon të humbasë krejtësisht shikimin (FOTO LAJM)
Shuhet toga turke në Siri, fregatat ruse futen në Stamboll (FOTO LAJM)
"Thjesht po pres të vdes", zbardhet telefonata e babait të Sabrinës me policinë
$475,000 për 9-vjeçarin me nanizëm, por Quaden sapo bëri veprimin e jetës
Rritet bilanci nga koronavirusi në Itali, 17 viktima dhe 653 të prekur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media