Home Bota
"Mami, a do të vdes?", thirrja e vogëlushit me koronavirus prek gjithë botën
Koronavirusi ka provuar tashmë që nuk prek vetëm të moshuarit apo të sëmurët, por edhe të rinjtë dhe fëmijët.

Thirrja e dhimbshme e këtij vogëlushi me koronavirus ka prekur mijëra zemra. Bëhet fjalë për një 5-vjeçar të prekur me virusin vdekjeprurës, i cili pyet të ëmën nëse do të vdesë, pasi shtrohet në spital.

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, nga Bromyard, Worcestershire, tha që shëndeti i djalit të saj, Alfie, ra menjëherë kur zhvilloi simptoma përfshirë një temperaturë më shumë se 42 gradë Celsius, halucinacione dhe të vjella.

Lauren tha se ajo kishte frikë për jetën e Alfie-t, pasi ai qëndronte shtrirë i pafuqishëm në një shtrat spitalor kur e pyeti: “Mami, a do të vdes?”

Duke e quajtur atë “përvoja më e keqe e jetës sime”, ajo shkroi në “Facebook” për të paralajmëruar prindërit e tjerë që edhe fëmijët pa probleme të tjera shëndetësore të mund të preken rëndë nga Covid-19.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
COVID-19/ Spanja shënon 932 të vdekur në orët e fundit
Nuk ulen shifrat e të vdekurve, mësoni sa viktima shënoi sot Italia
Anglia gjunjëzohet nga COVID-19, 684 të vdekur në 24 orët e fundit
Ekspertët vënë alarmin: Mbylleni gjithmonë kapakun e tualetit, do t'ju mbrojë nga COVID-19!
''Supermarketet nuk paraqesin rrezik infeksioni'', epidemiologu gjerman bën zbulimin e rendësishëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media