Home Bota
Koronavirusin mund t'a marrim dhe nga frutat e perimet: Lajini me ujë të ngrohtë e sapun!
Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar për infeksione dhe në virologji tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet.

Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe lihen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi.

Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”,-ka thënë Neësome.

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”- vazhdon më tej virologu.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shkencëtarët britanikë shpikin testin që mund të zbulojë të infektuarit përpara se ata të shfaqin simptoma
E Diela e Palmave, Papa Francesko: Kurajë, shihni heronjtë e vërtetë
''Një plan Marshall për Evropën'', BE gati të investojë miliarda për të shmangur katastrofën
U rraskapit për 12 orë në punë, vdes infermjeri 23 vjeçar në Britani
Spanja bën progres në betejën me pandeminë, numri i viktimave më i ulti në 9 ditët e fundit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media