Home Bota
Muri i Madh hapet për turistët, Kina i rikthehet normalitetit
Një pjesë e Murit të Madh të Kinës është rihapur për vizitorët që me 24 mars, një shenjë se jeta në Kinë ngadalë po kthehet në normalitet pas pandemisw së koronavirusit.

Seksioni Badaling, i cili shtrihet nga Bei Liu Lou deri në Nan Wu Lou Ban, do të jetë i hapur çdo ditë nga 9 e mëngjesit në 4 pasdite, raporton CNN.

Rreth 70 kilometra larg Pekinit, është pjesa më e njohur e murit për turistët. Muri Kinez wshtw aq shumw i vizituar nga turistwt sa zyrtarët kishin kufizuar numrin e vizitorëve në 65,000 në ditë që nga qershori i vitit të kaluar.

Zyrtarët kinezë thanë në një deklaratë se ata do të lejonin vetëm 30 përqind të numrit të zakonshëm të vizitorëve deri më tani në zonë.

Për të lejuar hyrjen, vizitorët duhet së pari të prenotojnë një biletë paraprakisht.

Pas mbërritjes, temperaturat e tyre do të kontrollohen.

Vizitorët duhet të kenë një kod QR të regjistruar shëndetësor (një sistem përmes AliPay ose një aplikacion WeChat të lidhur me ID e tyre), i cili shfaqet si “jeshil” ose i shëndetshëm para se të lejohen të hyjnë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk ulen shifrat e të vdekurve, mësoni sa viktima shënoi sot Italia
Anglia gjunjëzohet nga COVID-19, 684 të vdekur në 24 orët e fundit
Ekspertët vënë alarmin: Mbylleni gjithmonë kapakun e tualetit, do t'ju mbrojë nga COVID-19!
''Supermarketet nuk paraqesin rrezik infeksioni'', epidemiologu gjerman bën zbulimin e rendësishëm
Angela Merkel del nga karantina, i rikthehet punës në zyrë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media