Home Bota
2 trilionë dollarë, senati amerikan miraton projektligjin historik
Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj historik prej 2 trilion dollarësh.

Paketa eshte për të shpëtuar ekonominë e SHBA-së si dhe për ndihmën ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka çrregulluar shoqëritë në mbarë botën.

Tani, projektligji kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë.

Pakoja përmban shumë më të madhe në historinë e SHBA-së që ndahet për të ndihmuar ekonominë. Shuma është e barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

Masa e Senatit vjen pasi shumica e vendeve në Shtetet e Bashkuara janë në gjendje izolimi, dhe shumë qytete dhe shtete po urdhërojnë mbylljen e bizneseve.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara janë 68,572 raste të konfirmuara me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas Kinës dhe Italisë. Të vdekur nga kjo sëmundje janë regjistruar 1,031 persona. Rel
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
COVID-19/ Spanja shënon 932 të vdekur në orët e fundit
Nuk ulen shifrat e të vdekurve, mësoni sa viktima shënoi sot Italia
Anglia gjunjëzohet nga COVID-19, 684 të vdekur në 24 orët e fundit
Ekspertët vënë alarmin: Mbylleni gjithmonë kapakun e tualetit, do t'ju mbrojë nga COVID-19!
''Supermarketet nuk paraqesin rrezik infeksioni'', epidemiologu gjerman bën zbulimin e rendësishëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media