Home Bota
SHBA në ''ethet'' e koronavirusit, papunësia mbërrin nivel rekord
Edhe SHBA-të po përballen me luftën ndaj pandemisë botërore. Përveç të prekurve një tjetër sfidë është dhe numri i personave që kanë humbur vendet e punës.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar përfitime që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Rekordi i fundit i këtij lloji ishte shënuar në vitin 1982. Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës. Për shkak të sëmundjes, në SHBA kanë mbyllur dyert restorante, teatro, hotele e palestra. Kompanitë e prodhimit të makinave e kanë reduktuar ndjeshëm aktivitetin e udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, e 1,046 vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje. Amerika, së bashku me Italinë dhe Spanjën po konsiderohen sot si vatrat kryesore të epidemisë. Ligjvënësit po përpiqen të shpejtojnë procesin e furnizimit të spitaleve me pajisjet e domosdoshme mjekësore për personelin që ka pasur mungesa maskash e mjetesh të tjera mbrojtëse si dhe aparaturash për pacientët.

Por masat e rrepta për të ndalur përhapjen e virusit në komunitet i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë amerikane. Në përgjigje të nevojave të bizneseve dhe individëve, Senati miratoi një ditë më parë një paketë stimulimesh prej 2 trilionë dollarësh për t’u ofruar kredi bizneseve, si dhe asistencë sociale punonjësve dhe familjeve amerikane.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Kur u lansua 3G, doli SARS-i, me 4G doli gripi i derrave, me 5G tani Covid-19"
Çfarë duhet të dini për pandeminë sot
Ndërron jetë ish-kryeministri i Libisë koronavirusi
KORONAVIRUSI/ Austria vendos datën 1 maj për hapjen e qendrave tregëtare
Masakër në Rusi: Burri ekzekuton 5 komshinjtë në javën e dytë të izolimit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media