Home Bota
Franca mund të shesë pikturën ''Mona Lisa'' për të shpëtuar ekonominë nga kriza
Franca duhet të shesë pikturën e famshme “Mona Lisa” për 50 miliardë euro, për të shpëtuar ekonominë nga kriza e koronavirusit, ka sugjeruar një biznesmen francez.

Sipas mediave të huaja, Stephane Distinguin, 47 vjeç, themelues i kompanisë “Fabernovel”, propozoi që francezët të shesin “stolinë e çmuar të familjes” për të luftuar tendosjen ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Si ndërmarrës dhe taksapagues, unë e di se këto miliarda nuk janë shpikur dhe se ato do të na kushtojnë domosdoshmërisht. Një refleks i dukshëm është të shitet një aktiv i vlefshëm me çmimin më të lartë të mundshëm”, ka thënë Distuingin.

“Në vitin 2020, duhet të gjejmë paratë, pra pse jo të shesim ‘stolinë e çmuar të familjes’, vlerësoj se do të duheshin jo më pak se 50 miliardë euro për ta blerë pikturën Mona Lisa”, u shpreh ai.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)
Përplas Ferrarin 250 mijë euro me autobusin, shpëton për mrekulli reperi i njohur (FOTO LAJM)
Në hapat e parë të karrierës, dalin në ankand fotot e rralla të Marilyn Monroe (FOTO LAJM)
Bëri s*ks me të burgosurin, arrestohet oficerja simpatike në burg (FOTO LAJM)
Kujt ja merrte mendja, një palë geta lindën "urrejtjen" mes Kate dhe Meghan (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media