Home Bota
Banka Botërore: 60 milionë njerëz drejt varfërisë ekstreme si pasojë e COVID 19
Banka Botërore ka paralajmëruar se pasoja nga pandemia do të jenë të mëdha dhe se deri në 60 milionë persona do të vuajnë nga varfëria ekstreme.

Paralajmërimi u dha nga presidenti David Malpass, që shtoi se BB pret që rritja ekonomike të tkurret për 5 për qind këtë vit, derisa kombet përballen me pandeminë.

Kjo situatë e krijuar pas pandemisë, ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.

“Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë ai.

“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit”, ka paralajmëruar ai.

Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

Ky institucion me bazë në Uashington është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar vendeve të varfra në luftimin e krizës.

Malpass ka thënë se 100 shtete, që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)
Përplas Ferrarin 250 mijë euro me autobusin, shpëton për mrekulli reperi i njohur (FOTO LAJM)
Në hapat e parë të karrierës, dalin në ankand fotot e rralla të Marilyn Monroe (FOTO LAJM)
Bëri s*ks me të burgosurin, arrestohet oficerja simpatike në burg (FOTO LAJM)
Kujt ja merrte mendja, një palë geta lindën "urrejtjen" mes Kate dhe Meghan (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media