Home Bota
E rëndë në Britani, gjendet në dy valixhe trupi i masakruar i një vajze
Në një zonë malore në Britani të Madhe janë zbuluar pjesët e trupit të një vajze 28-vjeçe, që ishin futur në dy valixhe. Viktima është identifikuar nga policia dhe bëhet fjalë për Phoenix Netts.

Pjesët e trupit janë gjetur më 12 maj në afërsi të një gurthyesi në Gloucestershire ndërsa vetëm tashmë ngjarja është zbardhur. Gareeca Conita Gordon, 27-vjeç nga Birminghami, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e Netts në shtëpinë e saj gjatë periudhës 14 prill deri më 12 maj.

Ndërkaq Mahesh Sorathiya, 38-vjeç nga Volverhampton akuzohet për pjesemarrje në vrasje. E në anën tjetër policia britanike ka gjetur trupin, pas një telefonate që e kishte pranuar për një lëvizje të pazakontë të një veture.

Me të lokalizuar veturën, ata disa orë më vonë i kanë gjetur valixhet me pjesët e trupit të viktimës. Testet mjeko-ligjore nuk kanë dhënë rezultate konkrete dhe për këtë është urdhëruar kryerja e një sërë testesh tjera.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)
Përplas Ferrarin 250 mijë euro me autobusin, shpëton për mrekulli reperi i njohur (FOTO LAJM)
Në hapat e parë të karrierës, dalin në ankand fotot e rralla të Marilyn Monroe (FOTO LAJM)
Bëri s*ks me të burgosurin, arrestohet oficerja simpatike në burg (FOTO LAJM)
Kujt ja merrte mendja, një palë geta lindën "urrejtjen" mes Kate dhe Meghan (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media