Home Bota
Takoi prindërit në mes të karantinës, kërkohet dorëheqja e krahut të djathtë të Boris Johnson!
Kryeministri britanik Boris Johnson u paralajmërua se nuk e mbyll dot njërin sy përpara shkeljes që krahu I tij I djathtë, Dominic Cummings i bëri rregullave të karantinës, të konsideruara të njëjta për të gjithë.

Këshilltari i kreut të ekzekutivit ka udhëtuar nga Londra drejt fermës së prindërve në Durham në muajin mars, për tu vetë-izoluar atje me simptoma koronavirusi – pavarësisht kufizimeve të qeverisë që ndalonin rreptësisht udhëtimet jo thelbësore.

Zbulimi i këtij fakti ngjalli reagime të ashpra dhe akuza për hipokrizi, ndërsa shenja pakënaqësie pati edhe mes vetë ligjvënësve konservatorë. Shefi i policisë Martyn Underhill tha se këtë shkelje flagrante, njerëzit do t`ua “përplasin” efektivëve në fytyrë, kur të përpiqen të ndalojnë njerëzit që do të dalin për të marrë rreze dielli në atë që thuhet se do të jetë një fundjavë e nxehtë në vend.

Burime pranë Cummings ndërkohë thonë se ai nuk është i shqetësuar nga “stuhia” që kanë shkaktuar veprimet e tij dhe as nga zërat për dorëheqje, ndërsa shtojnë se shanset që të largohet vetë nga detyra, “janë zero”. Mbi 36 mijë vetë kanë humbur jetën deri tani nga sëmundja në Britani e 254 mijë të tjerë janë infektuar, teksa vendi që ngurroi të mbyllej në kulmin e epidemisë, tani sheh me frikë hapjen.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Një princ infektohet me koronavirus në një festë në Spanjë
LIVE, NASA dhe kompania e Elon Musk gati për të bërë histori (VIDEO)
Sfida me COVID-19, sa ishte numri i viktimave sot në Itali
Rregullat e ashpra mbretërore, rastet kur Kate dhe Meghan shkelën kodin e veshjes (FOTO LAJM)
SHBA nën ankthin e protestave, vritet mes turmës një 19 vjeçar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media