Home Bota
Bëri bujë se shkoi me të brendshme në spital, infemierja merr ofertën nga kompania e modës
Po bën xhiron e rrjetit një infermiere në Rusi e cila ka dalë me të brendshme dhe pajisjet mbrojtës për koronavirusin.

Infermierja 23 vjeçare e identifikuar vetëm si Nadia, ka marrë një valë të gjerë mbështetjeje online, madje dhe kërkesa që shefat e saj në spital të heqin vendimin disiplinor kundër saj.

Ndërkohë mjekët kanë raportuar mungesa në pajisjet mbrojtëse të spitalit rajonal në Tula.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtorja e kompanisë së veshjeve të brenedshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva tha sot se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj: “Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”.

Imazhet që e tregonin Nadian duke shërbyer me veshjen mbrojtëse transparente, janë shpërndarë në të gjithë globin.

Infermierja që ka studiuar në shkollën mjekësore të Ryazan, u disiplinua për ‘mos-zbatim të kritereve të veshjes mjekësore’.

Ajo vetë deri tani nuk ka komentuar mbi zhurmat. Miqtë e saj thonë se është e trembur mos humbasë vendin e punës.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Një princ infektohet me koronavirus në një festë në Spanjë
LIVE, NASA dhe kompania e Elon Musk gati për të bërë histori (VIDEO)
Sfida me COVID-19, sa ishte numri i viktimave sot në Itali
Rregullat e ashpra mbretërore, rastet kur Kate dhe Meghan shkelën kodin e veshjes (FOTO LAJM)
SHBA nën ankthin e protestave, vritet mes turmës një 19 vjeçar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media