Home Bota
Në hapat e parë të karrierës, dalin në ankand fotot e rralla të Marilyn Monroe (FOTO LAJM)
Fotografitë e bëra në nisje të karrierës së ikonës së kinematografisë amerikane dhe botërore Marilyn Monroe kanë dalë në ankand.

Shumica e tyre u shkrepën nga André de Dienes, në vitin 1945. Fotografi hungarez ishte i njohur për bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm me aktoren e njohur dhe seks simbolin amerikan.

Duhet thënë se fotografitë e bëra nga fotografi për Monroe-n janë të rralla. Bëhet fjalë për imazhe fantastike të aktores, e cila sapo kishte nisur të ngjiste shkallët e karrierës, dhe koleksionistët kanë një interes shumë të madh për to.

Oferta fillestare në ankand për secilën nga fotot nis nga 1 mijë dollarë, përveç një fotoje mjaft speciale, ku Monroe shfaqet toples. Për këtë, oferta nis nga 4 mijë dollarë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Infektohet me koronavirusi ylli i filmave indianë bashkë me vajzën 8 vjeçare
Britanikët nuk zënë mend, vazhdojnë të dynden në festa të shthurura (FOTO LAM)
Trump vendos maskën për herë të parë që nga fillimi i pandemisë
Vrau të dashurën pastaj veten, tragjedi shekspiriane mes të rinjve
Në vetëm 3 hapa! Mësoni si t’ia fitoni zemrën vjehrrës! (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media