Home Bota
E prekur me koronavirus, gruaja gënjeu estetisten dhe shkoi të bënte thonjtë
Një grua në Shtetet e Bashkuara nuk është treguar e përgjegjshme, madje më keq se kaq, duke shkuar për të bërë thonjtë, edhe pse e dinte se ishte prekur me koronavirus.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo la takim dhe shkoi në qëndër estetike. Kur estetistja e pyeti nëse është e infektuar me Covid, ajo tha se prej kohësh e ka kaluar virusin.

Estetistja pasi e kuptoi se ishte e infektuar, është revoltuar dhe ka postuar bisedën në rrjetet sociale.

Edhe pse e fshiu pak më vonë, kjo bisedë u bë virale.

Në mesazhin që gruaja i kishte dërguar estetistes shkruhej: Ndihem shumë keq që nuk tregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë.

Kam dalë pozitive me virus dy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19
Këngëtarja shqiptare do të përfaqësojë Qipron për herë të dytë në Eurovizion
Pas ciklonit, Greqia goditet nga tërmeti
Varre të shkatërruara dhe çdo gjë e përmbytur, çfarë la pas cikloni që goditi Greqinë (FOTO LAJM)
Nga 57 mijë të prekur ka vetëm 27 viktima, si po ia del Singapori me COVID-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media