Home Bota
Dalin pamjet! Turqia dërgon 25 anije ushtarake përballë ishujve grekë (FOTO LAJM)
Situata mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë e tensionuar.

Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.

Së fundmi mësohet se 25 anije ushtarake janë fotografuar përballë ishujve grekë, dhe fotot e operacionit janë publikuar nga ministria turke.

Sipas mediave vendase mësohet se 7 anije shoqërojnë anijen kërkimore, kurse 18 të tjera janë në zonën mes Rodosit dhe ishullit Kastelirozo.

Postimet zyrtare pretendojnë se anijet luftarake turke "ofrojnë mbrojtje" për anijen turke dhe se "Forcat e Armatosura Turke po marrin masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë, sipas ligjit ndërkombëtar".

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19
Këngëtarja shqiptare do të përfaqësojë Qipron për herë të dytë në Eurovizion
Pas ciklonit, Greqia goditet nga tërmeti
Varre të shkatërruara dhe çdo gjë e përmbytur, çfarë la pas cikloni që goditi Greqinë (FOTO LAJM)
Nga 57 mijë të prekur ka vetëm 27 viktima, si po ia del Singapori me COVID-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media