Home Bota
Akuzohet për pedofili, arrestohet drejtori i Teatrit Kombëtar grek
Policia greke ka arrestuar drejtori i Teatrit Kombëtar grek, Dhimitris Lignadhis.

Lignadhis akauzohet për pedofili teksa një listë e gjatë akuzash del në dritë nga dita në ditë.

Ministre e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni ka deklaruar se “Lignadhis është një njeri mostër, mesa duket qenka tepër i rrezikshëm”.

Regjisori dhe aktori mësohet se ka përdhunuar në moshë të mitur një 25 vjeçar sot, si dhe mjaft djem të tjerë, ndërsa kohët e fundit rekrutonte nga një organizatë jo-qeveritare refugjatë dhe emigrantë të mitur, të pashoqëruar si dhe joshte djem të vegjël nëpër sheshet e qendrës së Athinës duke u premtuar karrierë në teatër.

Dosja që plotësohet akoma në prokurorinë e Athinës është tepër shokuese ndërsa opinioni publik në Greqi muajt e fundit ndjek i tronditur një sërë zbulimesh e akuzash për përdhunime, abuzime e trajtime të patolerueshme nga artistët më me famë në vend.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Greqia e "gjunjëzuar" përballë pandemisë, 2300 raste me COVID-19 brenda ditës
Turqia përballë, tronditet ushtria greke
Princi Philip ndërron spital për shkak të problemeve me zemrën
Shpërthimi i vullkanit, qielli mbulohet nga retë e zeza në Indonezi
Mutacioni brazilian ngre "alarmin": Infekton dhe njerëzit që e kanë kaluar COVID-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media