Shtohet ndjeshëm numri i të infektuarve në Rusi, bie numri i viktimave
Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në Rusi. Vetëm sot, autoritetet konfirmuan 12,604 raste të reja përfshirë 1,723 në Moskë, duke e çuar numrin total të rasteve që nga fillimi i pandemisë në 4,177,330.
Autoritetet ruse gjithashtu kanë raportuar 337 vdekje në 24 orët e fundit, nga 437 në 24 orët e mëparshme, dhe se ishte numri më i ulët i vdekjeve që prej 16 nëntorit.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 83,630.
Aktualisht, 367,312 njerëz të infektuar me koronavirus ende po trajtohen.
Që nga fillimi i pandemisë, 3.726.388 pacientë me koronavirus janë shëruar./albeu.com/