Home Bota
Zienë në ujë vajzën 2 vjeçare, dënohen prindërit "monstra"
Maddilyn-Rose Ava Stokes vdiq në maj të 2017, si pasojë e djegieve të rënda në trup.

Për vrasjen e saj, janë dënuar babai me 11 vite burgim, ndërsa nëna e saj, Moore, 26 vjeçe u dënua me 9 vite e gjysmë.

Maddilyn-Rose Ava Stokes 2 vjeçe, ndërroi jetë në maj të vitit 2017 pasi prindërit e kanë “zier” deri në vdekje vajzën, si dënim që kishte lagur pelenën.

Stokes, 33 vjeç, e mbajti vajzën e tij nën ujë të nxehtë në banjë, që ajo të vuante nga dhimbje të padurueshme deri në momentin që ndërroi jetë. Maddilyn u gjet e pavetëdijshme nga mjekët 5 ditë më vonë në shtëpinë e familjes së saj.

Prindërit e saj refuzuan ndihmën dhe insistuan ta trajtojnë vetë vajzën e tyre. 2 vjeçarja ndërroi jetë nga arresti kardiak. Mjekët prononcuan se deri në momentin e vdekjes, vajza ka kaluar dhimbje të paimagjinueshme dhe të padurueshme.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Greqia e "gjunjëzuar" përballë pandemisë, 2300 raste me COVID-19 brenda ditës
Turqia përballë, tronditet ushtria greke
Princi Philip ndërron spital për shkak të problemeve me zemrën
Shpërthimi i vullkanit, qielli mbulohet nga retë e zeza në Indonezi
Mutacioni brazilian ngre "alarmin": Infekton dhe njerëzit që e kanë kaluar COVID-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media