Home Bota
Brenda spitalit famëkeq ku sterilizoheshin pa dëshirë njerëzit me ngjyrë (FOTO LAJM)
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa pamje nga fotografi i njohur Leland Kent i cili përmes pamjeve zbulon historinë e errët e një spitali brenda të cilit sterilizoheshin njerëzit me ngjyrë.

Kent ka shkrepur disa imazhe të atij që njihej si “Azili Qendror i personave me probleme psikike”, i cili është hapur në Virxhinia në vitin 1870, i pari institicion i këti lloji në Amerikë.

Nga mediat e huaja bëhet me dije se në këtë ambient janë sterilizuar pa dëshirën e tyre mbi 1 mijë pacientë me ngjyrë.

Në imazhe shihen shtretër të shpërndarë në korridore të shkatërruar, dhoma gjumi të vogla, pa ajrosje ose ndriçim dhe shkallë të çuditshme.

Hidroterapia dhe hipnotizimet ishin praktika të zakonshme për të trajtuar sëmundjet mendore në fund të viteve 1800.

Në vitin 1980, një hetim zbuloi se 1,700 pacientë ishin sterilizuar pa pëlqimin e tyre midis viteve 1924 dhe 1973 në spital.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Greqia e "gjunjëzuar" përballë pandemisë, 2300 raste me COVID-19 brenda ditës
Turqia përballë, tronditet ushtria greke
Princi Philip ndërron spital për shkak të problemeve me zemrën
Shpërthimi i vullkanit, qielli mbulohet nga retë e zeza në Indonezi
Mutacioni brazilian ngre "alarmin": Infekton dhe njerëzit që e kanë kaluar COVID-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media