Rrethuan me avionë luftarakë anijen? Greqia i përgjigjet prerë Turqisë
Vazhdojnë tensionet me Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe. Pas akuzave se avionët luftarakë greke kanë "ngacmuar" anijen turke "Cesme" ka reaguar shtetit grek.
Greqia thotë se në zonën e Egjeut ku ndodhet anija turke, u krye një stërvitje ushtarake e Forcave Ajrore për të cilën njoftimi ishte bërë që në datë 9 shkurt, 5 ditë para ditës kur Turqia lëshoi NAVTEX-in.
Pasi Ankaraja nxori anijen "Cesme" në lundrim për mision kërkimor në Egje, pala turke akuzoi Greqinë se e ka "ngacmuar" me avionë F-16-të duke vijuar debatin në distancë.