Home Ekonomi
Shqiptarët paguajnë edhe 900 mln lekë për salltanetet e ministrave dhe deputetëve
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar dje propozimet e bëra nga komisionet e tjera parlamentare gjatë diskutimeve të zërave të parashikuara në projektligjin për Buxhetin e Shtetit 2018.

Ai është treguar mjaft dorëlëshuar në parashikimin e shtesave kryesisht për organet e reja të hetimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe shpenzimeve për blerje autoveturash, rikonstruksion bar-restorant.

Kështu, 90 milionë lekë do të jenë në dispozicion për blerje autoveturash, rikonstruksion bar-restorant, blerje dhe montim ashensori në sallën plenare, aplikacionin e Kuvendit të Shqipërisë në internet si dhe disa shpenzime të tjera.

Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme janë marrë parasysh shtesa në shpenzime operative prej 35.5 milionë lekësh për Projektin e regjistrimit të shtetasave që jetojnë jashtë Shqipërisë. Po kështu, kjo ministri arriti të bindë deputetët t’i akordojnë 113 milionë lekë rritje të shpenzimeve të personelit.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
"ALBtelecom" i bashkohet fushatës së donacioneve, në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet
Vjollca Hoxha shet aksionet kryesore tek Lori Caffe
Grafiku, zbardhen datat kur mund të tërhiqni shpërblimet e fundvitit
Moti ekstrem rëndoi ndjeshëm xhepat e shqiptarëve
10-50 mijë lekë shpërblim për ushtarët dhe policët që u angazhuan me përmbytjet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media