Home Ekonomi
Agjencive doganore iu 5-fishohet garancia bankare në 50 milionë lekë
Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore.

Këto të fundit janë hallka që vendoset mes biznesit dhe Doganave për çështjen e burokracive dhe procedurave te zhdoganimit.

Në datën 10 nëntor 2017 qeveria miratoi disa ndryshime në Kodin Doganor të cilat lidheshin me rikonceptimin e agjencisë doganore, kushtet që duhet të plotësohen nga agjentët tatimorë si dhe rritja e shumës së garancisë doganore


Të gjitha këto ndryshime duhet të kishin hyrë në fuqi nga data 2 dhjetor por aktualisht zbatimi i tyre ka mbetur pezull, pasi ka paqartësi, të cilat sipas kompanive të cilat janë interesuar pranë Doganave do të qartësohen në një udhëzim të Ministrisë së Financave.

Por cilat janë në fakt ndryshimet që përfshihen në vendimin e fundit të qeverisë dhe që lidhen me agjencitë doganore.

“Në zbatim të pikës 1, të nenit 24, të Kodit, të gjitha përfaqësimet e tërthorta duhet të bëhen vetëm nga agjentë doganorë të licencuar. Agjentë doganorë konsiderohen personat (individët) të licencuar nga DPD-ja për të kryer formalitetet doganore.

Personi (individi), në këto raste, duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

a) Të ketë shtetësi shqiptare; b) Të ketë diplomë universitare;

c) Të gjykohet i besueshëm nga administrata doganore;

ç) Të kalojë provimin e parashikuar në nenin 82;

d) Të ketë eksperiencë pune si punonjës pranë një agjencie doganore jo më pak se 1 vit;

dh) Nuk duhet të jetë i punësuar në administratë publike apo shtetërore” thuhet në vendimin e qeverisë.

Nga ana tjetër lidhur me dokumentacionin që duhet të depozitohet për licencim në vendim sanksionohet se ai do të përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

“Agjentët doganorë të licencuar organizohen në agjenci doganore si persona juridikë, aktiviteti kryesor i të cilëve ka të bëjë me kryerjen e të gjitha formaliteteve doganore, për çdo lloj regjimi doganor në emër të tij, por për llogari të një personi tjetër” thuhet në vendim.

Pjesa që lidhet me garancinë nënvizohet në pikën katër që lidhet me kushtet që duhet të plotësojë.

“Agjencia doganore, në këto raste, duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

a) Të gjykohet e besueshme nga administrata doganore; b) Të paraqesë një kopje të vendimit për regjistrimin e tij si person juridik;

c) Të depozitojë një garanci në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, në përputhje me nenet 84 deri 93, të Kodit.

Dokumentacioni për përmbushjen e kushteve që duhet të depozitohet për licencim përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave” përcaktohet në ndryshimet që i janë bërë Kodit Doganor dhe tashmë janë në fuqi. /monitor.al/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
"ALBtelecom" i bashkohet fushatës së donacioneve, në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet
Vjollca Hoxha shet aksionet kryesore tek Lori Caffe
Grafiku, zbardhen datat kur mund të tërhiqni shpërblimet e fundvitit
Moti ekstrem rëndoi ndjeshëm xhepat e shqiptarëve
10-50 mijë lekë shpërblim për ushtarët dhe policët që u angazhuan me përmbytjet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media