Home Ekonomi
Ambasadorja gjermane: Luftoni krimin e bëni reformën, atëherë do të vijnë më shumë investitorë
Gjermania ishte partneri i dytë tregtar i Shqipërisë gjatë vitit që sapo lam pas. Edhe pse treguesit vlerësohet si tepër pozitiv, vendit tonë i mbetet shumë për të bërë sa i përket krijimit të një klime të përshtatshme për bizneset.

Është pikërisht ky thelbi i të dhënave të dala nga një anketim i bërë mes bizneseve gjermane që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri në kuadrin e Shoqatës Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).

Të pyetur nga ambasada gjermane në Shqipëri, bizneset janë shprehur se presin nga qeveria shqiptare që të përmbyllë me sukses Reformën në Drejtësi dhe të luftojë në mënyrë rigoroze krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Të dhënat e anketës u publikuan nga ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz gjatë një pritjeje të organizuar nga ambasada dhe DIHA me pjesëmarrjen e sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të lartë të qeverisë.

"Shqipëria ofron mundësi për një numër qartësisht më të madh investimesh, p.sh. për një bujqësi moderne, apo në prodhimin e energjisë diellore dhe natyrisht edhe në turizëm. Në 2017 ishin rreth 120 000 turistë gjermanë që mbërritën të zbulonin bukurinë e peisazhit shqiptar - një rritje kjo prej më shumë se 50% krahasuar me vitin e shkuar. Por edhe pse potenciali i madh i Shqipërisë është tërheqës, investitorët do të vijnë vetëm atëherë kur edhe kushtet ligjore të jenë të duhurat, e në mënyrë të vecantë kur ata investitorë që zhvillojnë aktivitetin e tyre tashmë këtu, të trajtohen në mënyrë luajale: pikërisht këta janë ambasadorët më të mirë për Shqipërinë si vend investimesh"., -tha Schütz duke shtuar se Reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë edhe tre nga pesë kushtet kryesore të Shqipërisë na kuadër të çeljes së negociatave të anatëraësimit në BE.

Shqipëria dhe Gjermania rilidhën marrëdhëniet diplomatike 30 vite më parë, në vitin 1988 kur ende nuk ishte bërë hapja me perëndimin.

Që prej atëhere, Gjermania ka investuar rreth 1 miliard euro në sektorë kyçë siç janë uji, energjia, mbrojtja e burimeve apo menaxhimi i mbetjeve, të cilat bëhen në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Gjermania pritet të ketë të njëjtin fokus sa i përket investimeve në Shqipëri, ku projekti më i afërt pritet të jetë ujësjellësi i Himarës.

I pranishëm në këtë pritje, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj pranoi faktin se vendit i nevojitet të bëjë përmirësime të dukshme sa i përket dy çështjeve kryesore të ngritura nga binzeset gjermane në Shqipëri. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kush po përfiton prej zhvlerësimit të euros?
Tatimet sekuestrojnë "Gulf-in", kompania mashtroi shqiptarët dhe ka 300 mijë euro detyrime
Shtrëngohen kreditë, por apartamentet po shiten me çanta me lekë nga hashashi
Shkatërruan makinat e Shqipërisë me naftën e ARMO-s, zbulohet piramida e Gulf
Emigrojnë të arsimuarit, shtohet pesha e popullsisë me 9-vjeçare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media