Home Ekonomi
Leja e prindërimit në botë, në Shqipëri nuk janë 100 % të paguara
Politikat e lejeve prindërore ndryshojnë shumë në mbarë botën – nga zero leje të paguara në SHBA deri te 87 javë të paguar në Estoni.

Po në Shqipëri?

Ligji parashikon deri në 365 ditë lejë prindërore, por sa i përket pagesës, nuk është paga e plotë. Në këtë drejtim, të tjera shtete konkurrojnë fort sa i përket kësaj politike.

Për shembull, Kroacia paguan 208 ditë pune të plota si leje lindje, me 100 % të pagës së punonjësit.

Në një nga nënkategoritë e marra në konsideratë gjatë përpilimit të Doing Business 2018, nga Banka Botërore, është ajo e disponueshmërisë së lejes së lindjes, si pjesë e rregullimit të tregut të punës, nga ku janë marrë këto të dhëna.

Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi shtet në Ballkan që ka të njëjtën politikë si ne, sa i përket lejes së lindjes, me disponueshmëri 365 ditë kalendarike, por jo më pagë të plotë.

Politika është e tillë, 80 % e pagës neto për gjashtë muajt e parë (e përllogaritur nga paga e marrë gjatë 12 muajve të fundit) dhe 50 % e pagës neto për 6 muajt e dytë (n.q.s. e marrin).

Një ndër shtetet në Ballkan që ka politikën e ofrimit të pagës së plotë në lejen e lindjes është Kroacia, mirëpo ditët e disponueshme janë më pak, përkatësisht 208. Kosova ofron 270 ditë kalendarike leje, por jo 100 % të paguara.

Nga ana tjetër, Maqedonia ofron 270 ditë kalendarike, por me 100 % të paguara, sipas pagës së punonjësit. Mali i Zi është shteti në Ballkan që ofron më pak ditë leje lindje, veçse 45 ditë kalendarike, mirëpo me 100 % të pagës. Serbia ofron leje 135 ditë kalendarike, sipas ligjit, por me 100 % të pagës.

Vetëm katër shtete nuk kanë të mandatuar lejen e lindjes: Liberia, Papua, Guinea e Re dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas statistikave, vetëm 11 % e amerikanëve përfitojnë leje lindje pjesërisht të paguar, sipas një marrëveshje direkte me punëmarrësin. Pjesa tjetër mund të marrin maksimumi 12 javë leje, por të papaguar. /monitor/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Euro ndal rënien por mbetet "gropë", me sa u këmbye sot
Të "uritur" për internet, shqiptarët rrisin me 46.6% përdorimin nga celulari
Si në luftë, 157 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE prej vitit 2013
Nuk ka bir nënë që e ngre euron, shikoni sa ka rënë sot
Gjiknuri nxjerr një vartësin e tij për të thënë: Tiranë-Elbasan mbaron në fund të vitit (cilit vit?)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media