Home Ekonomi
E vërteta e dhimbshme, çfarë i pret shqiptarët që duan punë në Gjermani
Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Studim mbi konkurimet për vend pune nga organizata WZB – Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore në Berlin.

Nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, ishin cilësitë e përbashkëta të kandidatëve fiktivë. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Afrikanët dhe myslimanët grupi më i diskriminuar

Konkuruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkuruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60% të rasteve përgjigje positive, ndërsa vetëm 51 % e konkuruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje positive.

Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet me besim mysliman janë grupi më i diskriminuar.

Konkuruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime positive duke kryesuar listën e diskriminimit positiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkuruesve gjermanë. /DW/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Euro ndal rënien por mbetet "gropë", me sa u këmbye sot
Të "uritur" për internet, shqiptarët rrisin me 46.6% përdorimin nga celulari
Si në luftë, 157 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE prej vitit 2013
Nuk ka bir nënë që e ngre euron, shikoni sa ka rënë sot
Gjiknuri nxjerr një vartësin e tij për të thënë: Tiranë-Elbasan mbaron në fund të vitit (cilit vit?)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media