Home Ekonomi
Dështon Banka e Shqipërisë, euro nis rënien e lirë
Për të dytën ditë radhazi monedha europiane ka humbur pikë në raport me lekun duke iu rikthyer trendit rënës të disa ditëve më parë para ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila bleu "sasinë e tepërt të euros në treg".

Kështu, krahas rënies së djeshme, euro ka rënë sërish sot në raport me lekun duke u blerë në treg me 126 lekë dhe shitur me mesatarisht 127 lekë.

Javën e kaluar Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg duke blerë sasi të mëdha euroje, por përveç efektit psikologjik të dy-tri ditëve duke shkaktuar edhe vlerësim të monedhës europiane kundrejt lekut, situata duket se është rikthyer në gjendjen e mëparshme ku pritshmëritë janë që të zbresë sërish në 125 lekë.

Ndërkohë, dollari amerikan blihet sot me 107.10 lekë dhe shitet me 108.30 lekë.

Për këtë të fundit parashikohet vijim i rënies duke arritur në nivelet e 106.50 lekëve.

Kurse Paundi britanik sot blihet me 143 lekë dhe shitet me 144.50 lekë. Presim luhatshmëri edhe në tregun e paundit britanik.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Euro ndal rënien por mbetet "gropë", me sa u këmbye sot
Të "uritur" për internet, shqiptarët rrisin me 46.6% përdorimin nga celulari
Si në luftë, 157 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE prej vitit 2013
Nuk ka bir nënë që e ngre euron, shikoni sa ka rënë sot
Gjiknuri nxjerr një vartësin e tij për të thënë: Tiranë-Elbasan mbaron në fund të vitit (cilit vit?)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media