Home Ekonomi
Shqiptarët paguan 380 milion euro taksa për mjedisin, por vazhdojnë të thithin kancer
Shqiptarët kanë paguar në vitin 2016, 48 miliardë lekë apo rreth 380 milionë euro (1 euro=126 lekë) si taksa të dedikuara për mjedisin.

Shifra bëhet e ditur nga një raport i fundit i Institutit të Statistikave lidhur me taksat e mjedisit. Sipas këtij raporti taksat e mbledhura në këtë grup pësuan rritje me rritje me 8,64 % krahasuar me vitin 2015, ndikuar kjo kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e transportit.

“Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2016, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 51,36 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 44,67 %, taksat e ndotjes me 3,93 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,03 %” vlerëson INSTAT.

I njëjti raport detajon se në vitin 2016, krahasuar më një vit më parë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 10,84 %, të ardhurat nga taksat e energjisë dhe taksat e ndotjes janë rritur me 7,05 % dhe 5,49 %, ndërkohë të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore janë ulur me 14,33 %.

“Në 2016, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj PBB është 3,24 %, duke pësuar një rritje me 0,17 %, krahasuar me 2015. Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2016, përbëjnë 12,92 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0,07 % krahasuar me 2015” thuhet në njoftimin e INSTAT. /monitor/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ndërtimi u zgjerua me 10 %, rritja më e madhe në 10 vite (FOTO LAJM)
Rreth 2 milion udhëtarë hynë në Shqipëri
10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, kush janë pronarët
Vendimi, nuk ka më makina të këtij viti nga janari 2019
Po vdesim rrugëve, kaq shqiptarë u vranë në aksidente rugore në janar-gusht (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media