Home Ekonomi
Rama nxjerr në "shitje" Vlorën, Himarën dhe Sarandën (FOTO LAJM)
Qeveria duket se ka ndryshuar sërish taktikë së fundmi lidhur me blloqet e lira të naftës duke kaluar nga strategjia “open doors” (dyer tw hapura) ku çdo investitor mund të kërkonte secilin nga blloqet e disponueshëm dhe të hynte në negociata tek shpallja në “ankand”.

Së fundmi me një urdhër të veçantë të fillimit të tetorit Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri ka kërkuar që Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës të bëjë shpalljen dhe të nxjerrë për interes Bllokun 5.

Investitorët e interesuar do të duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara dhe të hyjnë më pas në negociata me qeverinë për të fituar të drejtën e kërkimit dhe shfrytëzimit.

Kushtet e marrëveshjes për ndarjen e prodhimit

Referuar kushteve të publikuara e drejta do t’i jepet për kërkim kompanisë për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë zgjatjeje deri në 7 vjet konform ligjit “Për hidrokarburet”.

Në rast se kompania arrin të zbulojë naftë në zonë periudha e zhvillimit dhe prodhimit në zonë do të jetë 25 vjet dhe mund të zgjatet edhe më tej sipas asaj që parashikon ligji.

Lidhur me rikuperimin e kostos dhe ndarjen e naftës. Termat për rikuperimin e kostos limitin e kostos faktorin “R” dhe ndarjen naftës do të specifikohet nga kontraktori në aplikim. Kompanitë e interesuara për këtë Bllok kanë afat 30 ditë për të shprehur interesin e tyre.


Blloku 5

Shqipëria ka një sërë blloqesh të lira nafte. Blloku i fundit që iu kalua një kompanie për kërkim ishte Blloku 4 të cilën e morën holandezët e “Shell” përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në shkurt të këtij viti.

Kjo është e vetmja marrëveshje e suksesshme për një bllok të lirë ndërkohe tentativat për të tërhequr investitorët kanë vite që vazhdojnë.

Blloku 5 që është nxjerrë së fundmi për shprehje interesi ndodhet në Jug-Juglindje të Shqipërisë, nga Saranda në Jug deri në Vlorë në Veri.

Kufiri Perëndimor përputhet me bregun e detit Jon në Jug dhe atij Adriatik më në Veri. Sipas dokumenteve zyrtare bazuar në të dhënat ekzistuese gjeologo-gjeofizike janë evidentuar disa objekte prognoze kërkimi si : Kanina Jugore, Vurgu, dhe Ramica ndërkohë që theksohet se për të vijuar kërkimin në këtë bllok dhe për të përgatitur më mirë këto struktura nevojitet ripërpunimi i profileve të kryera deri tani, si dhe kryerja e profileve të rinj sizmik.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
SKANDALI/ 18 milion euro është "kafja"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media