Home Kryetitull
Berisha flet hapur: Pas humbjes së zgjedhjeve, më kërkonin të rikthehesha në krye të PD-së
Ish kryeministri e lideri historik i PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me heshtjen e tij përgjatë zgjedhjeve e humbjes së demokratëve më 25 qershor.

Mijëra qytetarë i kërkuan atij rikthimin në krye të PD-së dhe këtë të mërkurë në emisionin Fakt, Sali Berisha ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare.

“Berisha ka bërë një deklaratë dhe do gabojnë gjithnjë ata qe s’i marrin deklaratat ashtu siç i them unë. Kam përsëritur disa herë, se largimi im është parikthim. Në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthim. Por kjo s’mund të bëhej kurrë”, tha Berisha.

Por pavarësisht sed Berisha nuk do të rikthehet në krye të PD-së, ai është shprehur se nuk do të lërë kurrë politikën, derisa të vijë dita që do ta lënë atë, trupi dhe mendja. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Nga një muaj paraburgim për tre deputetët
DETAJET/ Polici që po arreston Kurtin është i akuzuar për prostitucion
Audi shpërndan modelet e fundit tek lojtarët e Realit, i provon dhe si pilotë por Ronaldo dështon (FOTO)
Momenti kur policia hedh gazlotsjellës gjatë arrestimit të Albin Kurtit (FOTO LAJM)
Ja sa miliona euro ka fituar Skënderbeu nga Europa League

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media