Home Kryetitull
Gazetari për tmerrin në Lushnjë: Masakra sapo ka nisur, viktimat nuk ishin shenjestra
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se ngjarja që tronditi një ditë më parë Lushnjë është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda.

Kjo situatë sipas tij do të vijë si pasojë e faktit se asnjë nga personat e vrarë nuk ka qenë objektiv i atentatit.

ARTAN HOXHA

“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel” tha Hoxha.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të gjithë po festonin super golin e Ronaldos, vetëm ai jo: Sekreti u zbulua më vonë (VIDEO)
Burri vret gruan dhe veten në Prishtinë
Dramatike, 11 metërsh, karton i kuq dhe gol në Kolumbi-Japoni (VIDEO)
"Dita e Gjykimit", sot Salah duhet të tregoje veten nëse s'do të bëjë valixhet gati (FOTO LAJM)
Kolumbia zbret në fushë pa futbollistin më të mirë të saj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media