Home Kryetitull
Eliza rrëfeu abuzimin seksual në moshën 12 vjeçare, flet e përlotur nëna e aktores
Statusi i Eliza Dushkut, ku rrëfen se në moshën 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 36-vjeçar, tronditi opinionin publik.

Në vazhdën e fushatës #MeToo, edhe aktorja shqiptare ndau historinë e saj të ngacmimit dhe abuzimit seksual, siç kanë bërë shumë gra, të njohura ose jo, gjatë këtij muaji.

Por detaji që u gjykua ashpër nga publiku, ishte se Eliza Dushku tregonte se abuzuesi Joel Kramer, koordinator i dublantëve në filma, u kishte marrë leje prindërve të saj për ta marrë me vete në hotel, që ta “nxirrte në pishinë për të notuar”.

Nuk vonoi përgjigja e mamasë së aktores, zonjës Judith Dushku, e cila në një koment emocional kërkon falje se nuk mundi ta mbronte vajzën e saj shkruan Anabel.

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

Judith i kthen përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se në një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të ndodhte.

“Falenderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.” /albeu.com/sr bk
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendet një trup i pajetë në Vlorë, identifikohet 34 vjeçari nga Tirana
Kapet kokainë e pastër në linjën Athinë-Tiranë, si u zbulua
Sonila goditje të fortë Ramës: Hap edhe një Big Brother, ke humbur kontaktin me realitetin
Gazetari qëllohet në transmetim LIVE (VIDEO)
U hodh nga makina se e ngacmoi shoferi, humb jetën mamaja e 3 fëmijëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media