Home Kryetitull
Sherri në komisariatin në Lezhë, Berisha akuzon se u zunë pse nuk përshëndetën Ramën
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur sot në komisartiatin e Lezhës ku 2 efektivë policie kanë përfunduar duke u zënë me grushte me njeri-tjetrin.

Me sa duket Oficeri i Patrullës së Përgjithshme me iniciale N.SH. ka goditur me grushte efektivin e Patrullës së Përgjithshme M.M, i cili ja ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Për këtë lajm ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ne nje postim ne rrjetet sociale ka postuar mesazhin e oficerit dixhital qe thote se gjithcka ndodhi pse polici nuk respektoi kryeministrin Rama.

POSTIMI I PLOTE

Ne Narko-republiken e Shqiperise rrihet polici ne komisariat se nuk pershendeti Noriegen!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“zoti sali berisha,,pak me pare ne rajonin e policis se lezhes dy polic qelluan njeri tjetrin..polici i rugores e qelloj me grusht pasi ishte tu bertit ne koridor pse polici tjeter nuk e rrespektoj edi legenin qe kaloj me makin me perpara ti ngrente doren,per kete filloj nje grusht qe vetem ne qeverin e krimit kam pare sa jam polic prej 5 vitesh,ju falenderoj ,,anonim se te heqin direkt nga puna”

Detajet e reja nga sherri në Komisariatin e Lezhës, oficeri grushte punonjësit të Patrullës

Sherr i dhunshëm në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Nje oficer i patrullës së Përgjithshme ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, per arsye ende te panjohura. Mesohet se te dy jane pezulluar nga detyra dhe njeri prej tyre ndodhet ne spital.

Gazetari i “Panorama” Elvis Hila, raporton se oficeri i patrulles me inicialet N.Sh ka marre fraktura ne shpatull nga goditja dhe ka marre mjekim ne spitalin e Traumes ne Tirane.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori i Sh.Ç.B.A.

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhen mesazhet e Arielës para se ish-i dashuri ta vriste: Është psikopat (FOTO LAJM)
Kapet gomonia me kanabis në Vlorë, trafikantët në arrati
Pas Tinka Kurtit, një tjetër aktor shqiptar shtrohet në spital
Kush është polici që qëlloi veten me amë zjarri në Gjirokastër
E FUNDIT/ Polici qëllon veten me armë në Gjirokastër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media