Home Kryetitull
Vendosi lule në memorialin e Mehmet Shehut, deputetja e PS-së reagon publikisht (VIDEO)
Dita e djeshme simbolizonte ditën e çlirimit të qytetit të Patosit.

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe dje është përkujtuar dhe vlerësuar lufta e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe të partizanëve shqiptarë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima nuk ka ngurruar të vendosë një kurorë me lule në memorialin e Patosit, ku ndodhet edhe foto e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.

Pikërisht për këtë, ajo ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se u kërkon ndjese të gjithë atyre që janë lënduar.

NDJESË PËR TË GJITHË ATA QË MUND TË JENË LËNDUAR!

Përcolla me vëmendje, por edhe me shqetësim reagimin e disa mediave dhe portaleve në vend për aktivitetin e organizuar nga: Bashkia Patos, Organizata e Veteranëve të LANÇ Patos , Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Patos dhe banorë të zonës, në kujtim të 75 vjetorit të sulmit të Çetës Plakë të Mallakastrës dhe Çetës Plakë të Vlorës kundër garnizonit fashist të Patosit.

Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar.

Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.

Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E vrau bombula e oksigjenit, familjarët të dëshpëruar për 3 vjeçarin
E fundit: Ja çfarë po ndodh mes Luka Modric dhe Florentino Perez
La pas një vajzë 2-vjeçare, kush është i riu shqiptar që vdiq në aksident
Ulërima dhe panik në Tiranë, burri hidhet nga kati i katërt
Përplasen dy makina në Qafë-Thanë, dy të plagosur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media