Home Kryetitull
Ekzekutimi në Tiranë, ky është detaji që llogaritën me përpikmëri atentatorët
Një atentat tipik mafioz ka ndodhur para pak minutash në Tiranë nga i cili mbeti i vrarë 64 vjeccari Memli Begalla.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai është parë i shtrirë në tokë nga banorë të zonës në rrugën Nikolla Tupe në ish-Bllok.

Nga dëshmitë e banorëve mësohet se nuk është dëgjuar asnjë zhurmë të shtënë gjë e cila bën policinë të dyshojë se kemi të bëjmë me atentatorë profesionistë, të cilët kanë përdorur silenaciator.

Një element tjetër që kanë llogaritur atentatorët ka të bëjë me kohën e atentatit.

Ata kanë zgjedhur ditën e sotme, në të cilën vëmendja gjatë kesaj periudhe të mbrëmjes është tek supersfidat e Champions League, ndërsa lagjet zhurmojnë nga altoparlantet e lokaleve që transmetojnë ndeshjet.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por nuk ka ende një pistë të qartë hetimi. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tmerr në ajër, avioni ulet 9 500 metra për 5 minuta (VIDEO)
Pas festës vjen lajmi i hidhur për Icardin
Deklarata e bujshme: Erdogani, i dërguar i Zotit
5 tërmete gjatë natës trondisin jugun, panik tek banorët (FOTO LAJM)
Gazetari zbardh skandalin: Një prift pedofil në Fier, Janullatosi e mbajti në detyrë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media