Home Kryetitull
650 kg drogë në Tepelenë, policia arreston babë e bir
650 kg kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, dhe një person ka përfunduar në pranga.

Sasia e kanabisit, është zbuluar në Fushë-Dukaj në Tepelenë gjatë një aksioni blic të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës në orën 15:30 minuta.

Nga informacionet paraprake, mësohet se i arrestuari quhet Zeman Kordha.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar dhe djali i shtetasit Zeman Kordha, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër Delo Kordha.

Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të personit të dytë.

Bëhet me dije se një pjesë e mirë e kanabisit gati 300 kg, ishte e destinuar për t’u trafikuar me gomone drejt Greqisë apo destinacioneve të ndryshme me rrugë detare. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E vrau bombula e oksigjenit, familjarët të dëshpëruar për 3 vjeçarin
E fundit: Ja çfarë po ndodh mes Luka Modric dhe Florentino Perez
La pas një vajzë 2-vjeçare, kush është i riu shqiptar që vdiq në aksident
Ulërima dhe panik në Tiranë, burri hidhet nga kati i katërt
Përplasen dy makina në Qafë-Thanë, dy të plagosur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media