Home Kryetitull
Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon për herë të parë Tom Doshi
Lajmi se Tom Doshit i është ndaluar hyrja në SHBA, mesa duket ka qenë e papritur edhe për vetë deputetin.

Në një lidhje telefonike me News24, deputeti Tom Doshi pas lajmit te VOA se DASH i ka ndaluar atij dhe familjes se tij hyrjen ne SHBA.

“Hala s’kam mbaruar drekën deri tani. Fëmijet e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëheërë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga prokuroria me kane thene, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet skam qenë ndonjëherë në pushtet.

Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë cështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si deputet. Pse e bëni kaq të madhe ju.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mark Marku ia numëron një më një të zezat dhe nxjerr Ramën nga binarët në Opinion
"Mos më ngre zërin mua", plas mes Ramës dhe Fevziut
Ramës i del situata nga duart, shpërthen në të qeshura histerike
Tronditet Milan, eliminohet nga Europa League (VIDEO)
"Pse nuk zbatohet ligji?", studenti i verbër përballë Ramës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media