Home Kryetitull
Gazetarja fajëson shtetin shqiptar për vrasjen e Marios: Vrasja ishte paralajmëruar
Gazetarja investigative Klodiana Lala e ftuar në Opinion ka pranuar se Majollari është kërcënuar disa herë para vdekjes me jetë.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Kastriot Gjuzi, ndërsa mendohet se kjo vrasje është kryer për gjakmarrje, pas vrasjes që babai i viktimës, bëri ndaj vëllait të autorit të dyshuar në vitin 2000.

“Largohu nëse nuk do të humbësh jetën, ishte kërcënimi që mori Mario”, u shpreh Fevziu duke ia dhënë fjalën Klodiana Lalës.

“Miqtë e tij e dinin dhe ai ua kishte shprehur këtë shqetësim”, është shprehur gazetarja.

“Marjo kishte shumë vite që përpiqej të largohej nga Shqipëria, përpjekje që zgjatën rreth dy vite. Por edhe kur ishte në Suedi, ai kishte shprehur frikë dhe ata që e rrethonin atje e dinin këtë gjë. Ai e ka treguar edhe në policinë shqiptare këtë rast, por ata nuk e kanë marrë parasysh, nëse policia do të bënte një kontroll për të atin e tij do të mjaftonte që ta merrnin në mbrojtje. Shteti shqiptar është bashkëfajtor”, është shprehu Koldiana Lala. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bëri zgjidhjen e gabuar, tritol dhe plumba në shtëpinë e vajzës
Aksident në Fier, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal
Çfarë duhet të dini nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Italisë në këtë datë
U kap me 5 kg marijuanë, arrestohet korrieri shqiptar i drogës
Ngjarje e rëndë në Fier, 23-vjeçarja bie brenda në pus (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media